Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Zhdukja e të rinjve në Malësi të Madhe, gazetarja zbulon dy dëshmitë e forta: Danieli e ndaloi në mes të rrugës dhe i tha…

spot_img

Lajme të ngjashëm

4ae4075998d9d355d9ed46912ed24453

Gazetarja Anila Hoxha tha sot në emisionin “Open” se sipas Prokurorisë, Daniel Pepaj rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka ndaluar një person me makinë dhe i ka kërkuar që ta transportojë deri në fshatin Bajzë.

Danieli kishte thënë që ta çonte atje ku ishte plaçka, që nënkuptohet një ngarkesë droge. Këtë e ka dëshmuar vetë shoferi i kësaj makine. Ende nuk ka asnjë të dhënë të bazuar në prova, kush ka qëlluar kë, kush është vrasësi apo viktima.

Ndërkohë dëshmia e dytë e fortë që ka prokuroria është e vëllait të Vilson Çutaj i cili ka thënë se telefonata e fundit i ka thënë se do vonohen pak.  

Sipas dëshmisë së vëllait të Vilson Çutaj ata i kanë kërkuar që të transportohen deri në fshatin Zagor dhe më pas ata janë larguar për tek vendi ku gjendej ‘plaçka’ (dyshohet kanabisi i vjedhur).

Prokuroria ka regjistruar dosjen për ngjarjen në fjalë me akuzë për ‘vrasje me paramendim’.  

Vilson Çutaj, 37-vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, Klement Pepa, 21 vjeç dhe Daniel Pepaj, 25 vjeç banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre që prej datës 3 tetor.

Më shumë

spot_img