Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Zhdukja e studentes amerikane, arrestohet pas 25 vitesh i dyshuari kryesor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Paul Flores, i dyshuari kryesor për zhdukjen e studentes amerikane Kristin Smart është arrestuar këtë të martë në Kaliforni. 

Ai u mor në paraburgim nga zyrtarët e qarkut San Luis Obispo, raportoi “Los Angeles Times”.

Sipas raportimeve të stacionit lokal KSBY-TV, policia arrestoi dhe babain e Flores, Ruben, në shtëpinë e tij në Arroyo Grande, i akuzuar si i përfshirë në zhdukjen e studentes. 

Paul Flores ishte personi i fundit i cili u pa me studenten e Universitetit Politeknik të Kalifornisë para se ajo të zhdukej kur po kthehej në konvikt.

Pasi kanë kaluar gati 25 vite nga zhdukja e Kristin Smart, i dyshuari Paul Flores ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img