Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zhdukja e shefit të antidorgës në Ulqin prej disa ditesh; ka ikur nga Shqipëria për në SHBA (Hetimet e reja)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-shefi i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, prej 10 ditësh është zhdukur.

Mediat vendase raportojnë se dyshohet që ElezoviՎ mund të ketë kaluar nga Shqipëria me dokumente false për t’u arratisur më tej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hetuesit dyshojnë se ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Ulqinit, Rudollf Elezovic, është larguar pasi kishte frikë se do të arrestohej pas seancës që ishte planifikuar që të mbahej për të.

Oficeri malazez mund të ketë kaluar nga Mali i Zi për në Shqipëri në mënyrë klandestine, teksa thuhet se në Shipëri ai është pajisur me dokumenta false dhe më pas është arratisur në një shtet tjetër, paraprakisht dyshohet se është larguar për në SHBA.

Elezoviç dyshohet se kishte lidhje me një grup trafikantësh dhe lidhja e tij me grupet kriminale ishte zbuluar nga prokuroria malazeze.

Bëhet me dije se Elezovic është i përfshirë në trafikun e drogës prej 1.5 ton marijuanë, të cilët u kapën pak kohë më parë në kuadër të operacionit “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona.

Një nga të arrestuarit është shprehur se Elezović për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët.

Rudolf Dofi Elezović bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur trafikun në të dyja anët e kufirit, raporton. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img