Hapësire reklamuese

Politikë

Zhdukja e gjobës 104 milion euro, a po paralajmëron Qeveria bllokimin e llogarive bankare të ‘Bankers Petroleum’??

Shkruar nga Newsbomb

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përmes një shkrese zyrtare, rreth një muaj më parë, i ka kërkuar informacion ministres së Fiancave Anila Denaj për zhdukjen nga sistemi të një gjobe ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.

Më datë 13.12.2016, kompania “Bankers Petroleum” është gjobitur me 104 milionë euro, nga 3 inspektorë doganorë, për evazion fiskal dhe kontrabandë. Por prej vitit 2016, kjo gjobë është zhdukur dhe është rikthyer disa herë në sistemin e Doganave dhe Tatimeve, dhe nuk është paguar, shkruan newsbomb.al.

Për këtë, drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj është pyteur sot nga gazetarët. Megjithëse nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, Ibrahimaj tha se sistemi i ri i fiskalizimit parashikon disa masa ligjore ndaj “debitorëve”, një prej të cilëve është dhe Bankers Petroleum.

“Ne jemi duke ndërtuar një regjistër asetesh në kuadër të procesit të fiskalimimit. Të gjitha të dhënat e drejtorive do të lidhen me të dhënat e përdoruesve të aseteve. Do të kemi një pamje më të qartë se ku qëndrojnë asetet e kompanisë. Masa e parë do të jetë bllokimi i llograive. Hapat e tjera ligjore për mbledhjen e borxheve do të jetë bllokimi i asteve, sekuestrimi i tyre apo dhe shitja e tyre.

I gjithë procesi i fiskalizmit, ndihmon në moskrijimin e borxhit, në parandalimin e krijimit të tij. Puna jonë ka të bëj me moskrijimin e borxhit. Borxhi shpeshherë bëhet i pambledhshëm nëse rri aty me vite. Puna do bëhet që borxhi të mblidhet sa është i ri, sa kompaninë janë aktive”, tha Ibrahimaj.

Në mungesë të një përgjigje të qartë nga personat kompetentë për zhdukjen e kësaj gjobe nga sistemi, e cila në fund rëndon në xhepat e shqiptarëve, mbetet të shihet nëse Tatimet do arrijnë të vjelin këtë gjobë ndaj Bankers Petroleum, apo SPAK do të veprojë para Qeverisë për të vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës, shkruan newsbomb.al.

Lexo edhe: Kontrabanda me naftën, SPAK i kërkon ‘llogari’ ministres Anila DENAJ për zhdukjen e gjobës 104 milion euro ndaj ‘Bankers Petroleum’

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu