Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Kemi shumë informacione, janë sekrete

Shkruar nga Newsbomb
Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Kemi shumë informacione, janë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është pyetur sërish lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në një konferencë për mediat, Balla tha se kjo çështje vijon të mbetet një sfidë e pazgjidhur. Ai theksoi se policia ka shumë informacione për këtë çështje, mirëpo nuk mund të japë më tepër detaje pasi janë sekrete.

E mora detyrën më 15 korrik 2023. Kjo çështje ka qenë një nga ato të orëve ta para, mbetet sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por dokumentimi kërkon ende kohë, mund e angazhim nga policia, unë nuk do jap një informacion. Kur ta kemi një pasqyrë të plotë për çështjen. Mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikun. Mendoj është ngjarje e rëndë e rëndësishme që ka të bëjë me indikatorët e performacës së punës së policisë. Drejtori i policisë e di peshën e gurit të rëndë të urdhërit të kryeministrit, po bëjmë çka është e mundur për ti shkuar në fund të kësaj çështjeje. S’dua të ndaj informacione sepse janë të klasifikuara sekret”, tha Balla.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme njoftoi më herët  se ka konfiskuar 15 pasuri në pronësi të Arben Kaçorrit dhe personave të lidhur me të, të cilat përfshijnë apartamente e garazhe në Tiranë, mijëra m2 tokë në Lezhë dhe ullishte në Dhërmi. Ky shtetas është kunati i biznesmenit të basteve Ervis Martinaj.

LEXO EDHE: Apartamente dhe mijëra m2 tokë, pasuritë e kunatit të Vis Martinaj i kalojnë shtetit

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej vitit 2022. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese