Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Zhdukja e Ervis Martinaj, gazetari thotë se “e kanë vrarë” dhe tregon pistat: Policia është duke kërkuar në Vlorë, Berisha foli

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i kronikës Sokol Bregu është shprehur mbrëmjen e sotme për zhdukjen e biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK, Ervis Martinaj. Ai ka thënë se në bindjen e tij 40 vjeçari është vrarë dhe Policia po kërkon për vrasjen e tij në Vlorë.

Në emisionin “Open”, Sokol Bregu tregoi dhe pistat në të cilat ai beson dhe e shtyjnë drejt këtij përfundimi. Mës tyre, është dhe deklarata publike e ditëve më parë e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nëse do kisha dilemë më para për zhdukjen e  Martinajt gjatë kësaj jave më është fashitur e gjitha. mendoj që kemi të bëjmë me një person të vdekur tashmë, nuk është se kam një provë. Kam një informacion që është duke kërkuar për vrasjen e tij në Vlorë, ka edhe dy përgjigje të tjera njëra ishte e shefit të opozitës zotit Berisha që për dy muaj me radhë asnjëherë nuk e bëri të ditur edhe pse e ka kthyer në deklaratën e tij me historinë e Martinajt.

Para tri ditësh bëri të ditur duke i kërkuar kryeministrit ta lajmërojë familjen për këtë. Unë nuk mendoj se Berisha e kishte këtë thjesht një deklaratë politike por besoj kishte informacion brenda. E dyta që mendoj që policia po  e kërkon për të zhdukur dhe për të vdekur është fakti se i drejtohet edhe SPAK për zhdukjen e tij”, tha gazetari Bregu.

Më shumë




spot_img








spot_img