Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
2.1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Zhdukja e dokumentave të Kadastrës, Prokuroria nis hetimet: Do vendoset para përgjegjësisë çdo zyrtar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria ka nisur hetimet në Kasadastrën e Tiranë. Ky hetim vjen pasi drejtori i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame bëri të ditur pak ditë më parë se gjatë një kontrolli konstatuan dëmtime në regjistrat e pronave.

Organi i akuzës njofton se hetimet kanë nisur për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave” për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrave të kadastrës, ndërkohë paralajmërojnë se do të vihen para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët që kanë lidhje në këtë akt.

albsig

spring

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave” për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrave të kadastrës Tiranë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke marrë shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audiovizive nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrave të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj, ka filluar kryesisht, hetimet duke regjistruar procedimin penal nr. 4807 datë 21.06.2022, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave”, parashikuar nga neni 248 dhe 192/a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar.

Lidhur me faktet e sipërpërmendura Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është e angazhuar maksimalisht që të hetojë në drejtim të zbulimit dhe vënies përpara përgjegjësisë penale të çdo zyrtari apo personi të përfshirë në veprimtari të kundraligjshme në dëm të interesave të ligjshme te qytetarëve apo shtetit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img