Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, autoritetet italiane: Shqipëria s’ka sjellë ende mostrat e ADN

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

926a52d68d9fc220207d9ebef8c8e0fe

Vijon misteri për zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri një muaj më parë.

Autoritetet italiane janë shprehur se Shqipëria s’ka dërguar ende monstrat e AND-së, per t’i krahasuar ato me të vëllait të tij.

Bëhet me dije se Prokuroria Italiane ka administruar edhe dëshminë e shokut të Davide Pecorellit, I cili është shprehur se biznesmeni do takonte në Shqipëri një mjek dhe do t’I shiste atij produkte ne vlerë 70 mijë euro.

Kujtojmë që më 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian. Në makinën e djegur janë gjetur eshtra, të cilat mesa duket ende nuk janë dërguar në Itali. 

Ish-gjyqtari italian Pecorelli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë.

Më shumë

spot_img
spot_img