Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka paraqitur në Gjykatë konkluzionet përfundimtare lidhur me çështjen penale në ngarkim të shtetasit Ardian Xhillari, etj ku ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurës Lula Njebza për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e saj me 5(pese) vite burgim.
Historiku i hetimeve
Ardian Xhillari dhe “Tea construction and Petrol” nuk përballen për herë të parë me hetimet e prokurorisë. Në vitin 2016 hetimet e prokurorisë së Fierit e nxorrën atë mashtrues me naftën “virxhin”. Ai kishte marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën në pronësi të tij nga depot e Mëzezit në Tiranë për në depot e rafinerisë së përpunimit në Ballsh.
Bëhej fjalë për 4.4 milionë litra që nuk duhet të dilte në treg pasi ishte nafte bruto. Por kjo naftë nuk ka mbërritur kurrë në Ballsh por është shpërndarë nëpër pika shitjeje të tregut të lirë. Dëmi shkaktuar shtetit në atë kohë u llogarit mbi 2 milionë euro nga shmangia e pagimit të akcizës”, tha prokuroria në atë kohë në një njoftim për shtyp.
Në këtë aferë ishin përfshirë edhe drejtuesit e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjet e naftës bruto dhe monitorimin e vendosjes së saj në depozita.
Në 2016 u hetuan Adrian Xhillari, administrator i “Tea Construction & Petrol Sh.A”
Lula Njebza, ish-nëndrejtoreshë e përgjithshme e Doganave
Mirarbër Teneqexhiu, ish-kryetar i degës doganore, Tiranë
Alfred Bushi, doganier i degës së Fierit
Syrja Misiraj, doganier i degës së Fierit
Adrian Alikaj, i akuzuar për falsifikimit të dokumenteve.