Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Zhdukja e 3 të rinjve, Ardi Veliu niset me urgjencë drejt Shkodrës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

32e00e8ba3b0325bb1e2b584a0bfb08d

Daniel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj prej dy ditësh rezultojnë të zhdukur, ndërsa dyshohet se janë vrarë në pyjet e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe për parcelat me hashash.

Ndërkohë drejt qytetit të Shkodrës është nisur kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai ka mbërritur në drejtorinë vendore të policisë Shkodër. Arsyeja e kësaj vizite është për shkak të kërkimeve pa rezultat të 3 të rinjve.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se pak ditë para zhdukjes së tre të rinjve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj kanë marrë peng Danielin dhe e kanë dhunuar në një nga parcelat me hashash. Ndërkohë, ditën e zhdukjes së tre të rinjve, banorët e fshatit kanë thënë në Polici se kanë parë Danielin të lëvizte me armë.

Këtu janë ngritur dyshimet se 25 vjeçari Daniel Pepaj ka thirrur në një nga parcelat me drogë Klement Pepajn 21 vjeç dhe Vilson Çutaj 37 vjeç dhe i ka vrarë të dy. Pasi familjarët e tre të rinjve kanë bërë kallëzim në Polici, në zonë kanë shkuar forca dhe efektivë të shumtë, të cilët po krehin zonën dhe po kërkonte tre të zhdukurit.

Sipas këtyre burimeve, Daniel Pepaj pasi ka vrarë dy të afërmit e tij është arratisur drejt Malit të Zi. Të shtunën në mbrëmjen Danieli është parë në Shkodër duke lëvizur me makinë. Babai i Klementit, Nush Pepaj, ka thënë se celulari i djalit të tij mbrëmjen e të shtunës ka dhënë sinjal për herë të fundit në zonën e Razmes.

Banorët e fshatit janë angazhuar bashkë me policinë në operacionin për gjetjen e tre të rinjve, të afërm me njëri-tjetrin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img