Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Zhdukja e 15-vjeçares në Greqi, momenti kur i riu shqiptar merr të miturën nga karburanti, tre persona në pranga

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë publikuar në media pamjet, ku në Greqi u zhduk një 15 vjeçare me një shqiptar.

Videoja e publikuar nga emisioni “Tlive” e Alpha-s, tregon lëvizjet e vajzës së mitur në një pikë karburanti.

albsig

Vajza ka pritur 22-vjeçarin shqiptar për rreth gjysmë ore. Pak më vonë, një makinë e vogël me ngjyrë të zezë, e drejtuar nga 22-vjeçari, ka mbërritur në vendngjarje dhe 15-vjeçari hyn dhe zhduket.

Gjatë rrugës një punonjës i karburantit kupton se ishte Fotini 15 vjeç, vajza që po kërkohej nga autoritetet. Më pas ai njofton policinë.

Si arritën autoritetet në gjurmët e shqiptarit

Bisedat në rrjetet sociale të 15-vjeçares Fotini nga Peristeri, e zhdukur katër ditë më parë, i dhanë fund fillit për vendndodhjen e vajzës nga policia e Sigurimit të Atikës Perëndimore dhe arrestimin e tre të akuzuarve për rrëmbimin e të miturës.

Tre të arrestuarit janë mikesha e saj 17-vjeçare, nëna e kësaj të fundit e cila e priti vajzën në shtëpinë e tyre dhe 22-vjeçari me origjinë shqiptare që jetonte në një kamp rom në Aspropyrgos.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img