Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Babai denoncon zhdukjen e vajzës në policinë e Korçës, 15-vjeçarja: Ika me dëshirë

Shkruar nga Newsbomb
Babai denoncon zhdukjen e vajzës në policinë e

Ditën e sotme në komisariatin e Korçës një burrë, babai i një vajze 15-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e saj.

56-vjeçari me inicialet M.T, banues në fshatin Drenovë ka kallëzuar në polici se e bija është larguar nga banesa që prej datës 24 dhjetor dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë rreth saj. Pas kallëzimit, policia nis menjëherë punën për gjetjen e saj.

Mësohet se pasditen e sotme, e mitura është gjetur nga autoritet. Ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj  nga banesa.

Njoftimi i policisë:

“56-vjeçari M.T, ka kallëzuar në polici se e bija është larguar nga banesa që prej datës 24 dhjetor dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë rreth saj.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e të miturës”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese