Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

“Zhduket” Tina Turner nga shëtitorja e Durrësit, ngelen vetëm këpucët (Foto)

Lajme të ngjashëm

Statuja e këngëtares Tina Turner ka braktisur kolegët Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon, ndërsa është “zhdukur” nga shëtitorja Taulantia në Durrës.

Qytetarët e habitur kanë parë në orët e para të mëngjesit se instalacionit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili mes polemikash vendosi të përjetësonte në qytetin bregdetar “”playlist”-ën e tij të preferuar, i mungonte këngëtarja me zërin magjik.

Mësohet se statuaj është dëmtuar nga persona të paidentifikuar, e për këtë arsye është zhvendosur në një vend tjetër për t’u riparuar. Megjithatë s’përjashtohet mundësia të jetë tentuar grabitja për riciklim të metalit.

Instalacioni si ka qenë
Instalacioni si ka qenë

 

Më shumë