Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Zhduket shqiptari në Spanjë, zbardhet pas një viti MISTERI: Ishte varrosur në një…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia spanjolle ka zbardhur një ngjarje kriminale, duke gjetur trupin e pajetë të një shqiptari të zhdukur në Barcelonë në Qershor të vitit 2017.

Një vit më parë, një grua moldave shkoi në polici për të denoncuar zhdukjen e shqiptarit.

Sipas dëshmisë së saj, shqiptari ishte zhdukur dhe kishte lënë sendet e tij në banesën që ajo ia kishte lënë me qira.

Një muaj më vonë, në Korrik në policinë spanjolle u paraqit edhe babai i shqiptarit të zhdukur.

Ai bëri të njëjtin denoncim si gruaja moldave për zhdukjen e shqiptarit.

Në kallëzimin që bëri, babai u tha policëve se gruaja moldave kishte bashkëjetuar me djalin e tij për disa vite në Katalonjë.

Në këtë pikë, hetuesit dyshuan për krim pasioni dhe e dyshuara e parë u bë pikërisht gruaja moldave, pasi nuk tregoi se me të zhdukurin kishte pasur lidhje.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi se kishte të bënte me një organizatë kriminale të trafikut të drogës. Pjesë e kësaj organizate ishte edhe moldavja. Sipas autoriteteve spanjolle, pjesëtarët e këtij grupi kishin hapur disa biznese, të cilat i përdornin për të pastruar paratë dhe mbuluar aktivitetet e paligjshme.

Në lidhje me krimin, policia arrestoi tre persona për vrasjen e shqiptarit të zhdukur një vit më parë.

Mes tyre është edhe gruaja moldave, ish-partnere e shqiptarit. Trupi i pajetë ishte varrosur në një zonë industriale.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se bëhet fjalë për shqiptarin e zhdukur dhe mbetjet e trupit të tij janë rikuperuar. Identiteti nuk është bërë me dije.

 

Më shumë

spot_img