Hapësire reklamuese

Bota

Zhduket pa gjurmë reperi Kanye West, i humbur prej muajsh edhe bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga Newsbomb

Reperi Kanye West ka humbur gjurmët prej disa ditësh, thotë ish-menaxheri i tij që kërkon ta padisë.

Thomas St. John është duke kërkuar reperin prej disa ditësh në mënyrë që t’i dorëzojë padinë ku e akuzon për shkelje të kontratës, por thotë se nuk po e gjen dot.

West, i njohur edhe me emrin Ye, u vu në qendër të mediave në javët e fundit për shkak të deklaratave të tij kontraverse ndaj hebrenjve. Ai akuzoi hebrenjtë se janë pas falimentimit të tij financiar, pasi drejtojnë kompanitë që vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të.

Sikur të mos mjaftonte kjo, West u shfaq në emisionin e konspiracionistit Alex Jones ku shprehu admirimin e tij për Adolf Hitler. Shumë janë munduar të arsyetojnë se Ëest vuan nga çrregullimi bipolar dhe kompleksi i Zotit.

Sakaq, një tjetër reper i njohur amerikan, Theophilus London është zhdukur gjithashtu prej disa muajsh. Familjarët e tij kanë denoncuar së fundmi në policinë e Los Angeles zhdukjen e djalit të tyre, me të cilin patën kontakt për herë të fundit muajin korrik.

“Theo, babi yt të do, bir,” tha babai i tij, Lary Moses London, në një deklaratë. “Na mungoni. Dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit e tu po kërkojnë për ty. Kudo që të jesh na dërgo një sinjal. Pa marrë parasysh se çfarë do të vijmë të të gjejmë bir.”

London njihet si një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të reperit Kanye West.

Muzikanti Theophilus London Muzikanti Theophilus London

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu