Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Zhduket gylenisti Mehmet Adiuzel, Turqia e kërkon për terrorizëm, policia shqiptare s’po e gjen gjëkundi; nuk ndodhet në banesë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e475dccf640527844e8e6a9fa80f1725

Gylenisti Mehmet Adiuzel, ish-mësues në shkollat e klerikut Fetullah Gylen është zhdukur pa lënë gjurmë ndërsa autoritetet shqiptare janë vënë në kërkim të tij.

Ai i arrestua 4 vjet më parë në Shqipëri si mbështetës i lëvizjes “Gylen” dhe Turqia kërkoi ekstradimin e tij, por drejtësia shqiptare ende nuk ka mundur të marrë një vendim për rastin. Ai kërkohet nga autoritetet turke të drejtësisë, pasi nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet.

Ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti nga gjykata e shkallës së parë Nevsehir, si i dyshuar për “pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur”.

Në dosje thuhet se ai ka lidhje me drejtuesit më të lartë lëvizjes terroriste, dhe ka pasur me ta marrëdhënieve në kontekstin e urdhrave e direktivave.

Sipas të dhënave të përcjella nga autoritetet turke, dyshohet se Adiguzel është anëtar i organizatës FETO, e cilësuar terroriste, dhe ka mbajtur funksione në degët e kësaj organizate. 

Aktualisht çështja po shqyrtohet në Apel, por trupa gjykuese nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet personi që kërkohet nga Turqia, pasi ai nuk gjendet në banesë.

Është e paqartë nëse ai është arratisur drejt vendeve të Bashkimit Europian, ku mund të ketë kërkuar statusin e azilit politik, apo ndaj tij e pjesëtarëve të familjes janë ndërmarrë veprime për një dëbim të mundshëm nga vendi ynë.

Më shumë

spot_img
spot_img