Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Zhduket biznesmeni nga Kamza, gjendet pas dy javësh celulari, policia pyet familjarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një biznesmen nga Kamza është zhdukur prej 13 ditësh, ndërkohë që familjarët kanë denoncuar rastin në komisariatin numër 5 në kryqytet.

Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç që prej datës 21 tetor në orën 23:00 të mbrëmjes nuk ka kontaktuar me familjen e tij.

albsig

spring

Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka shoqëruar mikun që Hoxha kishte takuar për herë të fundit.

Ndërkohë ditën e sotme policia ka gjetur një celular në afërsi të Shkollës së Bashkuar, që dyshohet se i përket 43-vjeçarit.

Nuk dihet nëse Hoxha ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje me natyrë kriminale, ndërkohë që grupi i hetimit po mbledh të gjitha provat për të rënë në gjurmët e tij.

43-vjeçari ka një biznes inertesh në zonën e Kamzës, dhe është baba i dy fëmijëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth ora 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi R. H., 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. Punohet për gjetjen e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img