Një 35-vjeçar nga Mallakastra është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Policia njofton shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, ka bërë kallzim se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç.
U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.
“Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.