Një vajzë 16-vjeçare është larguar nga banesa në Tiranë, pa lënë asnjë gjurmë.
Bëhet me dije se babai i saj i shqetësuar, shtetasi F. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.
Policia po punon për të bërë të mundur gjetjen e adoleshentes.
“Më datë 12.05.2022, shtetasi F. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.