Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Zhduken mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, pezullohen katër zyrtarë të Mjekësisë Ligjore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se janë pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore, pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Katër zyrtarë janë pezulluar nga detyra, Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Ilirjana Shala dhe Anila Lakna.

Prokurori special Blerim Isufaj ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, menjëherë pas marrjes së njoftimit.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin me granat dore ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016. Misteri i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje është shndërruar në një fantazmë që ndjek shtetin e Kosovës.

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë fillimisht e kanë cilësuar vdekjen e tij si “vetëvrasje”, por familja Dehari ka kërkuar që të bëhet ekspertizë ndërkombëtare, për shkak të dyshimeve për këtë konstatim.

Në shkurt të vitit 2017, familja Dehari vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër. Të martën e 12 prillit 2022, Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se në raportin e pranuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit, analizat e ADN-së nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveçse të vetë atij.

Më shumë


spot_img









spot_img