Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Zhduken mostrat e gjakut të aktivistit të LVV Astrit Dehari, Prokuroria nis hetimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori special Blerim Isufaj ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë, në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ky i fundit, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërroi jetë në burg në Kosovë, në 2016. 26-vjeçari asokohe u dënua nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhës në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zotuar se autorët që kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-së, do të gjenden dhe rasti do të zbardhet, ndërsa e cilëson si një akt kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në.

Situata e krijuar është tepër e rëndë dhe vendos fije dyshimi në gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore, por edhe në veprimtarinë e tij. Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Autorët do të gjinden dhe rasti do të zbardhet me çdo kusht, për këtë nuk ka dyshim e as kompromis”, është shprehur ministrja Haxhiu.

Më shumë


spot_img









spot_img