Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Zhduken dy vëllezërit e “Bitcoin Africa”, më herët iu hakuan 3.6 milardë dollarë në kriptomonedha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Investitorët e kriptomonedhave në Afrikën e Jugut kanë humbur rreth 3.6 miliardë dollarë në Bitcoin pas zhdukjes së dy vëllezërve të cilët kishin lidhje me një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptomonedhave të vendit.

Sipas mediave te huaja bëhet me dije se dy vëllezërit Amerr dhe Raees Cajee, themelues të “Africa Bitcoin” janë zhdukur dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë nga ata. 

Në prill të këtij viti dy vëllezërit u thanë investitorëve të saj se ishin viktimë e një sulmi dhe i kërkuan atyre që të mos raportonin incidentin tek autoritetet për shkak se në këtë mënyrë do të ngadalësohet procesi i rikuperimit të parave të tyre të humbura.

Disa prej investitorëve të cilët ishin përfshirë në këtë process punësuan firma ligjore për ti gjetur dy vëllezërit dhe për të hetuar më pas këtë incident.

Gjatë hetimeve firma ligjore arritit që të zbulonte se dikush kishte terhequr fondet e bashkuara të “Americrypt” nga llogaritë lokale dhe kuletat e klientëve ku mbaheshin monedhat fillimisht dhe i vendosi ato nëpër gypa dhe miksera , duke e bërë të vështirë gjetjen e parave.

“Punonjësit e Africa Bitcoin  humbën aksesin në platformat e prapme, shtatë ditë para sulmit”, bënë me dije punonjësit e firmës ligjore për mediat e huaja.

Investitorët është shumë e vështirë që të rikuperojnë lekët pasi Autoriteti i Sjelljes së Sektorit të Financave të Afrikës së Jugut, nuk mund të fillojë një hetim zyrtar mbi këtë incident sepse kriptomonedha nuk konsiderohet ligjërisht si një produkt financiar në vend. Nëse dikush nuk mund t’i rikuperojë paratë, atëhere ato do të jenë humbja më e madhe e kriptovalutës në histori, nuk e lënë në hije lehtësisht rreth 200 milion dollarë CAD që u zhdukën kur themeluesi i shkëmbimit Kanadez QuadrigaCX vdiq teksa udhëtonte në Indi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img