Hapësire reklamuese


Aktualitet

Zhduken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri me precendentë penalë

Shkruar nga Newsbomb

Dy persona janë shpallur të zhdukur së fundmi në Lezhë dhe në Përmet.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G.H., nga Përmeti, i cili është denoncuar si i humbur nga familjarët si dhe për Sokol Ramën nga Tepelena.

Mësohet se Sokol Rama që prej 5 ditësh ka humbur kontaktet me familjen, ndërkohë që për herë të fundit është lokalizuar me anë të telefonit në Përmet.

Familjarët e Ramës kanë deklaruar në polici se prej disa ditësh nuk dinë asgjë për vendodhjen e 33-vjeçarit.

Ndërkohë kujtojmë se Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje dhe për vrasje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese