Fang Bin dhe Chen Qiushi, dy gazetarë kinezë, rezultojnë të zhdukur prej dy ditësh.
Gazetarët ishin të vetmit që publikonin pamje mga Wuhani, duke treguar të vërtetat që shteti kinez synonte të fshihte.
Videot e tyre merrnin mijëra shikime në youtube, duke informuar qytetarët kinezë mbi gjithçka ndodhte në Wuhan.
Fang Bin ngarkoi videon e tij të parë në 25 janar, edhe pse ishte e ndaluar, ai përdori rrjet privat virtual për të shpërndarë pamjet.
Më 1 shkurt ai publikoi një video që u pa nga më shumë se 200 mijë persona, ku tregonte kufomat e grumbulluara në një minibus përpara spitalit të Ëuhanit.
Ai pretendoi se policia i ishte futur në shtëpi atë natë dhe e kishte pyëtur për videot, por u la i lirë.
Ndërsa Chen kishte më shumë se 700 mijë ndjekës në llogaritë e tij në rrjetet sociale, por janë fshirë pas zhdukjes së tij.
"Unë do ta përdor kamerën time për të dokumentuar atë që po ndodh vërtet. Unë premtoj se nuk do të mbuloj të vërtetën," tha ai në videon e tij të parë në YouTube.
Ai vizitoi spitale të ndryshme në Wuhan, duke parë kushtet dhe duke folur me pacientët.
Autoritetet kineze nuk kanë dalë akoma me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.
Pekini është i njohur për ngërçin ndaj aktivistëve që flasin jashtë. Ajo gjithashtu ka qenë e prirur të tregojë se virusi është nën kontroll.