Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

‘Zhduke sa më shpejt drogën’, zbulohet emri i policit që dekonspiroi operacionin në Skrapar (DETAJET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni anti-drogë i SPAK në Skrapar.

Sipas informacioneve për Report Tv, efektivi i policisë Astrit Duro dekonspiroi operacionin.

Pasi ka mbaruar mbledhja me efektivët e policisë, ai ka telefonuar njërin prej të arrestuarve, Enver Muçaj dhe i ka thënë që të largonte sa më parë drogën.

“Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t’i zhdukë sa më parë tërë natën! Jo për nesër, hajt shëndet”, mësohet t’i ketë thënë ai.

Operacioni i SPAK:

Prokuroria e Posaçme ka firmosur 23 urdhër arreste për kultivim lëndësh narkotike.

Mes atyre për të cilët janë lëshuar urdhër arreste janë edhe zyrtarë të lartë policie dhe efektivë. Sipas njoftimit, për 23 të dyshuarit është dhënë masa në mungesë.

Të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit  Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi  Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

Sipas njoftimit të SPAK, janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

 

 

Më shumë




spot_img








spot_img