Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
63 %
2.6kmh
90 %
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Zhbllokohet Rinasi, nisen pasagjerët e parë për në Dubai

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në një deklaratë për media tha se ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin e Rinasit.

Nga ana tjetër, qyetarët do duhet të presin ditën e nesërme për nisjen e fluturimeve komerciale. Bëhet me dije se një avion pasagjerësh me destinacion Dubain do të ngrihet nga Rinasit edhe pse u tha se nesër do të fillonte fluturimi për qytetarët.

“Sot do të nisin të fluturimet diplomatike, humanitare, shëndetësore, emergjencat, shtetërore dhe fluturimet ushtarake.

Njoftoj të gjithë qytetarët se sot do ta kemi të pamundur që të nisin fluturimet civile, por do të nisin ditën e nesërme. Të gjithë kompanitë që janë të skeduluar do të nisin në territorin e Shqipërisë duke filluar nga dita e nesërme.

Kjo situatë na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të ndalur fluturimet deri në ditën e zgjedhjeve. Po punojmë për të zgjidhur këtë situatë, për të kthyer gjithçka në normalitet”,- tha Balluku.

Ende nuk dihet se nga kush janë zëvëndësuar kontrollorët, edhe pse më parë u tha se AlbControl kishte kërkuar ndihmën e partnerëve strategjikë për zëvendësimin e kontrollorëve nga vendet e tjera. Kujtojmë se fluturimet në Rinas u pezualluan për shkak të protestës së kontrollorëve ditën e djeshme të cilët kundërshtojnë uljen e pagës prej pandemisë.

*PËRDITËSIM – 14.00: Sipas njoftimit të pak minutave më parë të Tirana International Airport, udhëtarët që kanë prerë bileta për në Dubai, do të fluturojnë nga Aeroporti i Podgoricës dhe jo nga ai i Tiranës. 

“Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim”, njofton TIA.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit