Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Zhbllokimi i procesit të negociatave, Macron: Ka pasur bisedime serioze, në Bullgari janë dakord me propozimin tonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka folur për zhbllokimin e procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas vetos bullgare që e bllokoi këtë rrugë për më shumë se dy vite. Këshilli i BE sipas mediave, pritet të ketë një vendim për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Macron ka bërë me dije se mes Shkupit dhe Sofjes ka pasur diskutime serioze natën mes të martës dhe të mërkurës. Sipas tij, propozimi francez është pranuar nga politika në Bullgari dhe shpejt të pritet pranohet dhe nga Shkupi zyrtar.

“Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka pasur diskutime serioze natën mes të martës dhe të mërkurës. Në bazë të këtyre diskutimeve, jam i bindur se është gjetur një kompromis që plotëson ndjeshmëritë e të dyja palëve.

Besoj shumë se është në interes të të dyja palëve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që është e pranueshme për të gjithë dhe shpresoj që në ditët në vijim të dyja palët ta konfirmojnë. Në fakt, presidenti dhe kryeministri i Bullgarisë, konfirmuan se janë dakord me këtë propozim iniciativë franceze dhe se do të ketë disa diskutime të mëtejshme në ditët në vijim në Shkup.

Kjo do të sjellë sigurinë, parashikueshmërinë dhe durimin që e kaluara mund të kapërcehet. Ky është shumë trajtim i frymës evropiane dhe shpresoj shumë që kjo të na mundësojë të punojmë për të ardhmen evropiane”, është shprehur Presidenti Macron.

Më shumë




spot_img








spot_img