Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zhaneta Shehu, tezja e drejtoreshës së Tatimeve: Do ju çoj në prokurori, unë karrierën e kam nga vetja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cce3c7d1fc90e9f7420d9c03c4800b70

“Nëse doni të merreni me mbesën time shkoni e merruni me atë. Por t’ju vijë turp që merreni me lajme të tilla. Unë do t’ju çoj në prokurori”.

Reagimi vjen menjëherë nga Zhaneta Shehu, e cila, është tezja e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj.

Vetë zonja Zhaneta, që telefonoi mëngjesin e sotëm në Newsbomb.al thotë se ka 10 vjet që është kthyer nga Greqia dhe jo një vit siç është shkruar në lajmin e publikuar në Newsbomb.al.

Ndërkaq, thotë po ashtu se është emëruar zv.drejtoreshë e postës së Filialit Tiranë. “Nuk e di se pse merreni me të tilla gjëra, t’ju vijë turp. Unë kam marr avokat”, thotë zonja Shehu.

Një ditë më parë Newsbomb.al botoi informacionin për emërimin e saj në drejtim të Postës. Ndërkaq, nga strukturat e PS, njerëz të cilët u ankuan për emërimin e saj, ka një lloj revolte për këtë emërim.

Por revoltë kanë shprehur edhe njerëzit që e mbëshesin zyrtaren e re. M.D, është një tjetër zonjë që shkruajti në portalin Newsbomb.al për verifikimin e informacionit.

“Mirëmëngjes zonjë. Arsyeja që po të shkruaj është lajmi që ke nxjerrë te newsbomb.al. Më bëri përshtypje sepse unë zonjën  e njoh, më ka mësuar fëmijët. Eshtë grua zonjë dhe nuk jeton prej një viti në Tiranë, por prej 10 vitesh. Që këtu fillon gënjeshtra. Dhe karrierën nuk e ka nga mbesa, por nga aftësitë e saj. Nëse do të jesh gazetare, jep lajme të sakta, dhe jo të rreme” shkruan zonja në fjalë për Newsbomb.al.

LEXO EDHE: TEZJA E BRISIDA SHEHAJT EMEROHET ZV.DREJTORE E PERGJITHSHME E POSTES SHQIPTARE

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img