Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Zhaklina Peto ngre padi për KED-në, njoftoi se ajo u tërhoq nga gara për Gjykatën Kushtetuese

spot_img

Lajme të ngjashëm

751e337ae5ed4b008f00a997c547b516

Zhaklina Peto ka ngritur padi ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për ndërprerjen e garës për në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë se KED bëri një njoftim zyrtar për të lajmëruar tërheqjen e Petos nga gara.

Sipas informacioneve për mediat, Zhaklina Peto ka depozituar padinë që pritet të regjistrohet ditën e nesërme në Gjykatën e Apelit.

“Unë kërkuesja Zhaklina Peto, kam aplikuar pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vendin vakant për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e shpallur nga presidenti i Republikës me datën 22 Nëntor 2019.

Pasi u njoha me arsyetimin e vendimit nr. 61 datë 23 Dhjetor 2020 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së Zhaklina Petos për shkak të dorëheqjes nga kandidimi për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga presidenti, bazuar në parashikimet e nenit 238, pika 1 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, kundërshtoj këtë vendim si një akt i marrë në shkelje të rënda të procedurës së gjykimit”,- thuhet në padinë e Petos.

Kjo është e treta herë që, Zhaklina Peto padit KED-së, pasi ata e kanë nxjerrë nga gara për Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë dy herë Zhaklina Petos duke e rikthyer sërish në garë. Së fundmi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi deklaroi se vetë Zhaklina Peto ishte tërhequr nga gara, por ajo e ka mohuar duke ngritur sërish një padi.

Më shumë

spot_img