Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Zgjohen” sërish vatrat e zjarrit në Gjirokastër, flakët afrohen drejt banesave të fshatit Arshi Lengo, banori: 20 metra larg jemi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vatrat e zjarrit në fshatin Arshi Lengo, në Gjirokastër janë aktivizuar sërish sot. Flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat e këtij fshati.  

Tymi pothuajse ka mbuluar të gjithë qytetin dhe fshatrat minoritarë grekë të bashkisë së Dropullit, ndërsa flakët, të cilat favorizohen nga era dhe temperaturat e larta, po i afrohen kurorës së gjelbër të pishave.

Ndërkohë një banor i fshatit ka ngritur shqetësimin se zjarri është shumë pranë shtëpive, madje as 20 metra, duke rrezikuar seriozisht banesat.

“Jemi të shqetësuar shumë. As 20 metra afër zjarrit jemi. Nuk e dimë sa forca zjarrfikëse kanë ardhur. Shohim që shkojnë e vijnë dhe te ne s’vjen asnjë. Zjarrfikësja duhet të shkojë aty ku është më emergjente, këtu ka shtëpi banimi. Jemi të trembur shumë. Na rrezikohet banesa“, tha banori i fshatit.

Ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img