Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Zgjodhi të jetë deputet në Durrës, Rama u drejtohet vlonjatëve: Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, nuk ndahem as sot dhe as mot

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit e fitoi mandatin e deputetit në qarkqet e Vlorës dhe Durrësit, por zgjodhi këtë të fundit për ta përfaqësuar në Kuvend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama u është drejtuar me një mesazh qytetarëve vlonjatë, ku shprehet se Vlora është dhe do të jetë deri në fund në zemrën e tij, por zgjodhi Durrësin pasi në mendjen e tij ky qark është vendi ku mandati i tretë duhet të sjell një hop të ri.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030”, shkruan Rama.

Screenshot 2 27

Më shumë

spot_img
spot_img