Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Zgjodhi forcën e zakonit”, Stresi sqaron deklaratën: Me Sarën kemi qenë në një lagje

Shkruar nga Newsbomb
“Zgjodhi forcën e zakonit”, Stresi sqaron deklaratën: Me

Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe me emrin e artit Stresi komentoi sot në Big Brother Vip Fun Club lojën që Sara Gjordeni po bën brenda shtëpisë së BBV.

Sipas Stresit nga të gjithë banorët, Sara është e vetmja lojtare që ka hyrë në shtëpi me strategji dhe ide të qarta për lojën që do të mbajë gjatë qendrimit të saj në Big Brother Vip. Reperi sqaroi edhe deklaratën e bërë disa javë më parë nga ai për Sarën. Ai tha se e ka kritikuar Sarën, për shkak se e njeh dhe se në ta kaluarën kanë jetuar në të njëjtën lagje.

Reperi tha se termi “forca e zakonit” që përdori në deklartaën e tij  për lojën e Sarës ka të bëjë me faktin se ai e njeh banoren nga jashtë.

Lexo edhe: Stresi për Sarën: Le një super djalë jashtë, të dha besim e ti puthesh me Bardhecin

Stresi u shpreh se Sara është stratege në lojë ashtu sikur se edhe jashtë lojës. Ai insistoi në deklaratën e tij që Sara nuk duhet të përdor për lojë lidhjen romantike që ka pasur me boksierin Jurgen Uldedaj, ndërsa ka thënë se ky i fundit është djalë shumë i mirë. Por për Bardhin duket se nuk ka të njëjtin mendim.

Pjesë nga intervista:

Stresi: Nga të gjithë banorët aty Sara ka hyrë me një strategji. Shqiptarët kanë qejf lojën e Sarës. E kam kritikuar Sarën sepse e njoh pak nga jashtë.  Ajo ka hyrë me plan. Mendimi im  është që ajo do nxjerri prapë histori më të forta.

Enxhi: Ke përmendur një fjalë “forcë zakoni”  çdo të thotë ? Çfarë është forca e zakonit?

Stresi: Duke e  njohur  nga jashtë, kemi qenë në një lagje dikur, duke e njohur si është rritur, sepse ka qenë ashtu edhe jashtë.

Enxhi: Si ka qenë lojtare, stratege?

Stresi: Stratege edhe jashtë, shumë stratege shumë fare. Nuk do e kisha bërë lojën që po bën. Që po përdor atë gjënë jashtë, po përdor Bardhin, ai shkreti e mbyti…boksieri është super djalë.

Enxhi? Mos e ke inat se e ke shokë?

© Video Credits: https://www.youtube.com/@tch.bigbrotheralbania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese