Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Zgjidhja e situatës në Rinas, ministrja Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, puna rifilloi me kontrollorët shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për rifillimin e punës në aeroportin e rinasit, ku u shpreh se nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e kontrollorëve turq dhe grekë.

Ajo tha se kanë qenë kontrollorët shqiptarë ata që janë rikthyer në punë dhe kanë bërë të mundur rifillimin e fluturimeve, edhe pse kontrollorët e huaj kanë qenë të gatshëm për të ndihmuar.

“Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetem 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën,”, tha ministrja.

Balluku u pyet se pse nuk kishte një plan B për këtë situatë, ku u shpreh se ky ishte një rast i paprecedentë, pasi kontrollorëve nuk u lejohet ta braktisin vendin e punës.

“Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin , aplikohen rregulla ndërkombëtare. Nëse ka një sektor  që  ka plane kontigjence është aviacioni. Ka plane kontigjence, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”, tha Balluku.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img