Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Zgjidhja e Bardh Kadillit: Që të ikë Berisha duhet të ikë Basha! Demokratët do e kuptojnë që ish-kryeministri nuk i sjell dot në fitore

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Demokrati Bardh Kadilli thotë se që kriza në PD të zgjidhet, Sali Berisha duhet të ikë bashkë me Lulzim Bashën. Anëtarët e thjeshtë thotë ai, do ta kuptojnë që Berisha nuk i sjell dot në fitore dhe do kërkojnë dhe ikjen e tij.

“Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha. Vetëm pasi të ikë Basha, të gjithë do kuptojnë se as Berisha nuk i sjell dot në fitore. Vetëm atëhere ata do kërkojnë dhe do gjejnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e PD-së”, shkruan Bardhi.

Shënimi i plotë i Fatbardh Kadillit:

Që të ikë Berisha duhet të ikë Basha. Kriza në PD buron nga vendimi i Bashës për të mos lëshuar karriken. Të gjitha veprimet e tij pas humbjes janë bërë vetëm si pretekst për të justifikuar mbajtjen skandaloze të karrikes dhe jo për parime. Unë e parashikova këtë gjë kur kërkova ikjen e Bashës që të nesërmen e humbjes.

Sikur Basha të kishte ikur, Berisha nuk do ishte ngritur. Shumica e atyre që mbështetin Berishën sot, nuk e bëjnë nga dashuria për Berishën, por nga urrejtja për Bashën. Demokratët e dinë që Basha është problemi i tyre më i madh, ndaj kanë përqafuar Berishën si mënyra e vetme për të hequr Bashën.

Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha. Vetëm pasi të ikë Basha, të gjithë do kuptojnë se as Berisha nuk i sjell dot në fitore. Vetëm atëhere ata do kërkojnë dhe do gjejnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e PD-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img