Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Zgjidhet sot kreu i FRPD, këta janë gjashtë kandidatët që garojnë për postin e Belind Këlliçit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike votojnë sot për të zgjedhur kreun e ri. Gjashtë kandidatë janë në garë dhe gjatë ditëve kanë bërë fushatë për të zëvendësuar Belind Këlliçin, i cili tashmë është zgjedhur deputet i kësaj force politike.

Në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të PD janë 6 emra, Alesia Balliu, Arnold Karriqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besard Xhaferri dhe Mariglend Doçi.

Qendrat e votimit janë ndarë sipas degëve të PD dhe janë hapur prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm. Të rinjtë e forumit rinor do të kenë mundësi të hedhin votën e tyre deri në orën 18:00. Zgjedhjet e fundit për kreun e FRPD janë zhvilluar në dhjetor 2015.

“Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Forumit Rinor të PD, në nisje të votimeve.

Po ashtu, një mesazh ka dhënë dhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Sot gara e te rinjve per Liderin e FRPD. Urimet te perzemerta te gjithe atyre qe votojne sot dhe suksese kandidateve qe garojne sot per kryetar te FRPD”, shkruan ai, teksa ndan një foto me gjashtë kandidatët.

Më shumë




spot_img








spot_img