Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
31 °
Enj
32 °
Pre
26 °
E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Zgjidhet presidenti i ri, Sheikh Mohamed bin Al Zayed vendoset në krye të Emirateve të Bashkuara Arabe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan u zgjodh presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, pas vdekjes së presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ditën e djeshme.

Bëhet me dije se Sheikh Mohamed u zgjodh si president nga Këshilli i Lartë Federal.

Sheikh Mohamed u zgjodh ditën e sotme, edhe pse prej vitesh konsiderohej sundimtari ‘de fakto’ i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sheikh Mohamed është një nga udhëheqësit më të fuqishëm të botës arabe. I diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Britanisë, Sandhurst, ai komandon një nga ushtritë më të pajisura në rajonin e Gjirit.

Duke punuar në prapaskenë për vite si udhëheqës de fakto, Sheikh Mohamed, 61 vjeç, e transformoi ushtrinë e Emirateve të Bashkuara Arabe në një forcë të teknologjisë së lartë, e cila së bashku me pasurinë e saj të naftës dhe statusin e qendrës së biznesit, zgjeroi ndikimin e Emirateve në nivel ndërkombëtar .

Sheikh Mohamed filloi të ushtronte pushtetin në një periudhë kur gjysmëvëllai i tij Sheikh Khalifa pësoi periudha sëmundjeje, duke përfshirë një goditje në tru në vitin 2014.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img