Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Zgjidhet Presidenti i 11-të i Izraelit, Isaac Herzog fiton me rezultatin më të thellë në historinë e vendit: Do jem Presidenti i të gjithëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Isaac Herzog do të jetë Presidenti i 11-të i shtetit të Izraelit, pasi fitoi zgjedhjet e ditës së mërkurë kundër Miriam Peretz, në një votim të fsheshtë midis 120 ligjvënësve të vendit.

Ai arriti të fitojë me një rezultat historik, pasi ka mposhtur Peretz 87 me 27. Deputetët e plenumit të Knesset votuan masivisht për Herzog.

Herzog do të zëvendësojë  Presidentin në ikje Reuven Rivlin muajin tjetër, me mandatin e tij shtatë-vjeçar që fillon në 9 korrik.

Gjatë fjalës së tij Herzog tha se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe do të jetë i gatshëm të dëgjojë të gjithë personat.

“Unë planifikoj të jem presidenti i të gjithëve. Do të jem i gatshëm të dëgjoj çdo pozicion dhe do dëgjoj çdo person. Rëndësi do të ketë ndërtimi i urave të marrëveshjeve brenda nesh dhe me vëllezërit dhe motrat tona në Diasporë”, tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img