Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Zgjidhet gjyqtari që do të gjykojë ish kreun e bandës së Durrësit Endrit Dokle (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

633b2cda8e77facf28cecfc805e280f0

Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për gjyqtarin që do të gjykojë dosjen e Endrit Dokles, ish kreun e bandës së Durrësit që u lirua në 14 janar 2020, pavarësisht që ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Do të jetë Genti Shala gjyqtari që do të gjykojë Endrit Doklen.

Prokuroria ka kërkuar kthimin e tij në burg, pasi dënimi i përjetshëm i ishte konvertuar në 25 vite burg, dhe pas qëndrimit të 3/4 të dënimit pas hekurave, ai është liruar mga gjyqtarja e shkallës së parë Enkeleda Hoxha.

Pas lirimit nga burgu ish-kreut të bandës i është siguruar edhe një kontratë punësimi.

Por cilat ishin arsyet e lirimit të tij nga burgu?

Sipas verdiktit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, gjatë qëndrimit në qeli që prej vitit 2005, Endrit Dokle është penduar dhe ka reflektuar thellë. Pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.

“I dënuari, përsa i përket qëndrimit ndaj veprës penale dhe viktimës, është i penduar. I dënuari nuk ka konsumuar më parë vepër tjetër penale. Gjendja fizike dhe psikologjike e të dënuarit është jo e mirë. Sjellja e tij në institucionin tonë e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij personale është shumë e mirë”, thuhet në raportin e Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë.

Edhe nga Zyra e Shërbimit të Provës ka rekomanduar nxjerrjen nga qelia të të dënuarit me burgim të përjetshëm.

“Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar”, lexohet në raportin e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Krujë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img