Emrat e zgjedhur dhe ato zëvendësues deri tani
Gjykata Kushtetuese: Anëtarë Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, zëvendësuese Marjana Semini Gjykata e Lartë: Anëtar Sandër Simoni, Albana Boksi zëvendësuese Prokuroria e Përgjithshme: Anëtare Alma Muça, zëvendësues Arqile Koça Gjykatat e Apelit: Anëtarë Irena Brahimi e Altina Nasufi, zëvendësuese, Ilirjana Olldashi Prokuroritë e Apelit: Anëtarë Lazer Çardaku e Genti Xholi, zëvendësuese, Irma Balli Gjykatat Administrative: Anëtar Ramiz Lala, zëvendësues, Besart Kaçkini Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Sondazh
Poll