Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjerohet protesta e studentëve, ja çfarë kanë planifikuar për nesër

Shkruar nga Newsbomb

Edhe ditën e sotme studentët kanë protestuar para kryeministrisë dhe më pas marshuan drejt Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Këtë vendim studentët e morën pas heshtjes së kryeministrit, i cili nuk po reagon për plotësimin e nëntë kërkesave që i janë adresuar, ndërkohë që kërkojnë sensibilizimin e Ambasades së SHBA-ve dhe mbështetjen e saj për kauzën e tyre.

Ditën e nesërme studentët kanë paralajmëruar se do ta zgjerojnë protestën.

Studentët kanë planifikuar që të mblidhen nëpër fakultetet përkatëse në orën 08:30, ndërsa rreth orës 10:00 ata do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, duke vijuar më pas drejt kryeministrisë në orën 11:30.

Më pas studentët kanë planifikuar të zhvendosen drejt Kuvendit të Shqipërisë, Presidencës dhe së fundmi drejt Ambasadës Amerikane dhe zyrave të BE-së, përballë godinës së RTVSH-së.

hgh.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese