Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjerohet koalicioni i Partisë Demokratike, Basha gjen marrëveshjen me kritikun e tij, opozitës i shtohet edhe një figurë e vjetër e politikës

Shkruar nga Newsbomb
Basha me aleatet

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që sot është afati i fundit për të regjistruar koalicionin në KQZ.

Pas marrëveshjeve të ditës së sotme me Fatmir Mediun e Partisë Republikane dhe Shpëtim Idrizin e PDIU-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të PArtisë Demokratike, Bamir Topin, i cili shpeshherë e ka kritikuar demokratin për vendimet që ka amrrë.

FRD, partia e ish-presidentit Topi do të rreshtohet krah Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 25 prillit, ku pritet që Bamir Topi të ketë një vend të sigurt në listën e Tiranës.

Ndërkohë LSI do ët dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.

Partia Demokratike është edhe udhëheqësja e koalicionit, ndërkohë në orën 22:00 do të mësohet edhe se cilat janë partitë që do të jenë në koalicion me demokratët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu