Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Zgjerimi me 12 milje në detin Jon, Dendias paraqet në parlament projektligjin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

daf858bc77e099bc78687cc62aa7bf77

Ministri i jashtëm grek paraqiti sot në parlament projektligjin për zgjerimin e territorit ne det me 12 milje.

Mediat helene bëjnë me dije se parlamenti grek është thirrur, për herë të parë që nga viti 1947, për të votuar për rritjen e sovranitetit territorial të Greqisë me zgjerimin e zonës bregdetare në Detin Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez. Kryediplomati grek theksoi se Greqia po zbaton të drejtën e saj për tu zgjeruar.

 “Qeveria i sugjeron delegacionit kombëtar ushtrimin e së drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë për të zgjatur territorin në rajonin e Detit Jon dhe deri në Tainaro, nga 6 në 12 milje detare.Ky zgjerim do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë. Dhe nëse dikush merr parasysh hapësirën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë,” tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Projekt-ligji i cili zgjeron ujerat territorjale te Greqisë nga 6 ne 12 milje, pritet te votohet ne Parlament me 19 janar, 6 dite përpara takimit te konfirmuar mes Dendias dhe ministrit turk Cavuashuglo, ku ujërat territoriale janë debati kryesor mes dy shteteve

Më shumë

spot_img
spot_img