Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zgjerimi i ujërave territorial, Dendias nga parlamenti: 12 miljet në Jon na japin 13.000 km2 territor të ri

Shkruar nga Newsbomb
Zgjerimi i ujërave territorial, Dendias nga parlamenti: 12 miljet në

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka mbrojtur në Parlament projekt-ligjin e qeverisë për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

Gjatë fjalës së tij, Dendias është shpehur se zgjerimi nuk do të kufizohet vetëm në pjesën jugore, por gjithashtu do të përfshijë pjesën lindore të Kretës.

Ai ka kërkuar votë unanime nga deputetët duke theksuar se përmes këtij projektligji, Greqia fut në territorin e saj 13 mijë kilometra katror territor të ri, të cilin nuk e kishte më parë.

“Kryeministri ka qenë në detyrë prej muajsh për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë. Dhe sigurisht që Kreta përfshin pjesën lindore të Kretës, nuk ka dyshim për këtë. Zgjerimi i hapësirës kombëtare me 10,079 km katrore. Dhe nëse shtojmë mbylljen e gjireve, zgjerimi tejkalon 13,000 km katrore. Nëse dikush merr parasysh që totali i vendit është 135,0000 km katrore. Është e rëndësishme, siç doli gjatë diskutimit në komitetin kompetent  që legjislacioni të shoqërohet nga mbështetja unanime e partive parlamentare. Për pasojë, momenti ka një element historik dhe unë dua të falënderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin," theksoi Dendias.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll