Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zgjerimi i punimeve te ish-sheshi ‘Shqiponja’, Policia NJOFTIM për qytetarët: Ka shumë trafik, ja nga duhet të kaloni nëse udhëtoni nga Veriu apo nga Jugu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

46038fa7d6b38c50b817b80d10b64aca

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, sidomos ata që drejtojnë një mjet udhëtimi-transporti.

Autoritetet thonë se duke qenë se tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ ka ngarkesë të shtuar të trafikut ditën e hënë, të premten dhe të shtunën, udhëtarët që vijnë nga jugu i Shqiperisë duhet të zgjedhin si rrugë alternative drejt kryeqytetit Elbasanin, ndërsa qytetarët që udhetojnë nga veriu i Shqiperisë drejt kryeqytetit, duhet të zgjedhin si rrugë alternative Paskuqanin nepërmjet urës së re dhe Bulevardit të ri Zogu i parë.

Qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit.  

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Nisur nga zgjerimi i hartës së punimeve tek ish sheshi “Shqiponja”, dhe përgjatë unazës së re, punime të cilat po zhvillohen njëkohësisht në të tre lotët e projektit të ri si nën nivelin e rrugës ashtu edhe në rrugë, kanë rritur ndjeshëm ngarkesën e trafikut në të gjitha rrugët që të cojnë drejt ish sheshit “Shqiponja” si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit, duke vështirësuar shumë trafikun në terësi dhe veçanërisht mjetet e emergjencave mjekësore.

Me qëllim lehtësimin e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës, në raport me hapësirën dhe infrastrukturën rrugore në zonën e kantierit të ndërtimit, e cila ditë pas dite, ngushtohet për shkak të punimeve dhe mjeteve të punës, policia rrugore e kryeqytetit, NJOFTON se në ditet me ngarkesën me të madhe të trafikut, si ditën e hënë, ditën e premte dhe ditën e shtunë, qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqiperisë duhet të zgjedhin si rrugë alternative drejt kryeqytetit Elbasanin, qytetarët që udhetojnë nga veriu i Shqiperisë drejt kryeqytetit, duhet të zgjedhin si rrugë alternative Paskuqanin nepërmjet urës së re dhe Bulevardit të ri Zogu i parë, ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit.

Rrugoret e kryeqytetit do informojnë në vazhdimësi për vështiresitë dhe rrugët alternative që sugjerohen si dhe apelojnë shumë kujdes dhe durim në trafik me qëllim shmangien e sjelljeve agresive që mund të jenë burim për aksidente rrugore si dhe të respektohet detyrimi për t’u dhene përparësi mjeteve të emergjencave mjekësore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img