Hapësire reklamuese

Bota

Zgjerimi i BE dhe çështja e Shqipërisë, ky është qëndrimi zyrtar i Holandës (Zbardhet diskutimi në parlament)

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti holandez

Holanda, një ndër shtetet më skeptike sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian dhe hapjes së negociatave me Shqipërinë, pritet të ndryshojë rregullat parlamentare sa i takon kësaj çështjeje.

 

Ambasada Holandeze në Tiranë ka zbardhur diskutimet e djeshme në Parlamentin Holandez, sa i përket zgjerimit të BE-së dhe progres raportit për Shqipërinë.

Në njoftim thuhet se pasi Holanda mori progres raportin për Shqipërinë në ditët në vijim qeveria do t’i dërgojë një vlerësim te kësaj pakete parlamentit, i cili më pas do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

Postimi i plotë:

Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, Qeveria Hollandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së.

Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit në 4 Shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në datën 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e së cilës është dhe raport-progresi për Shqipërinë.

Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit.

***

Qeveria holandeze për herë të parë ka propozuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, por duke vendosur kushte.

Holanda pret që Shqipëria të bëjë përparim me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë, finalizimin e vetingut, forcimin e luftës ndaj korrupsionit, përfshirë zyrtarë të lartë dhe rishikimin e ligjit të medias, sipas Komisionit të Venecias.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll