Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Zgjedhorja, Këshilli Politik mbërrin në rezidencën e Kim, pritet ‘tym i bardhë’ (DETAJE-në takim edhe ambasadorët Soreca dhe Norman)

spot_img

Lajme të ngjashëm

c9e509cb8b9c25ad13a5b7f8b8b129bd

Prej 3 ditësh palët politike në vend nuk kanë arritur ende në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndonëse u vunë në lëvizje të gjithë ambasadorët.

Pas takimit të gjatë dje në rezidencën e ambasadës amerikane Yuri Kim, Këshilli Politik po zhvillon një tjetër takim sot me ambasadorët, për të dhënë një vendim përfundimtar lidhur me Reformën Zgjedhore.

Anëtarët e Këshillit Politik Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili sapo kanë mbërritur në rezidencën amerikane.

Kujtojmë se edhe sot si në në takimin e djeshën me Këshillin Politik bashkë me ambasadoren Yuri Kim, janë edhe ambasadorët e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësues të OSBE-së.

Mësohet se mbledhja e sotme po mbahet sërish në rezidencën amerikane në Tiranë ku ka filluar në orën 11:00, dhe nga ky takim pritet të dalë “tym i bardhë”.

Ndonëse dje takimi i dytë me ambasadoren Kim zgjati rreth 9 orë, palët nuk dolën me një marrëveshje, për pikat e lëna pezull.

Dje ambasadorja e SHBA, ka dhënë një deklaratë për media pasi ka përfunduar takimi me përfaqësuesit e Këshillit Politik, ku theksoi se ka qenë një ditë e gjatë diskutimesh, dhe se palët kanë bërë përparime.

Më shumë

spot_img