Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhjet vendore/ Regjistrohet koalicioni i dytë në KQZ, kush janë 7 PARTITË e “Shpresës për Ndryshim”

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Pas Partisë Socialiste që lidhi aleancë me 21 parti, një tjetër koalicion ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Mësohet se koalicioni i 7 partive të vogla me emrin “Shpresa për Ndryshimin” është regjistruar në KQZ për të garuar përballë mazhorancës.

7 partitë, ish-aleate të Bashës, që kanë lidhur koalicion janë Aleanca Kuq e Zi, Bashkimi Liberal Demokrat, Demokracia e Re Europiane, Aleanca Popullore, Partia Balli Kombëtar, Partia Emigracioni Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë.

Ndërsa opozita e bashkuar, e cila përfshin partitë si PD, LSI, PDIU, PBDNJ, PAA, PR e të tjera, kanë firmosur marrëveshjen për të mos hyrë në zgjedhjet vendore. Ata kërkojnë qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Por opozita parlamentare e përbërë partia më e re e krijuar, ajo e Astrit Patozit, Bindja Demokratike, si dhe nga disa deputetë që kanë dalë nga listat e PD dhe LSI, besohet se do të marrin pjesë në zgjedhje, siç edhe janë shprehur kundër bojkotit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu