Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, arrihet censusi në balotazhin mes dy kandidatëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d5f9b2e11e94de1f28763f9e94efdba6

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore njoftoi pak më parë se zyrtarisht është arritur censusi në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit, pasi deri në orën 18.30 kanë votuar 44.5 për qind e qytetarëve maqedonas.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk ka pasur parregullsi të theksuara, të cilat do të ndikonin në procesin e përgjithshëm.

Ai tha se deri në orën 18.30 dalja e qytetarëve në votime është 44.5 për qind.

Në garë aktualisht janë kandidatët Gordana Siljanovska-Davkova nga VRMO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM-ja e kryeministrit Zaev.

Në raundin e parë mori pjesë edhe kandidati shqiptar, akademiku Blerim Reka, i cili mori vetëm 79.921 apo 10.58% të votave.

Shtetasit e Maqedonisë zgjedhin sot presidentin e pestë të vendit. Më herët, Maqedonia e Veriut ka pasur për president Gjorge Ivanovin me dy mandate (2009-2019), Branko Cervenkovskin (2004-2009), Boris Trajkovskin (1998-2003, i cili ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorovin (1992-1998 – i cili i mbijetoi një atentatit gjatë kohës që ishte president).

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img