Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zgjedhjet për Qeverinë e re në Kosovë, kandidojnë për deputet 1079 persona, në Kuvend janë 120 vende

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

be6217094cb876f2c102d3ab15dd102a

Kosova do të shkojë në 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, drejt kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin e ri të vendit.

Dje ka qenë afati i fundit i partive për të dorëzuar listat në KQZ. Mediat kosovare shkruajnë se gjithësej në KQZ kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej të cilave janë 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.

Numri i kandidatëve për deputetë që do të garojnë për 120 ulëset e Kuvendit është 1 mijë e 79.

Menjëherë pas dërgimit të listave në KQZ, partitë e mëdha kanë publikuar emrat dhe numrat ku janë të pozicionuar kandidatët. VV në listën e saj e ka futur babain e Astrit Deharit, Avniun, aktoren Adriana Matoshi, gruan e Rexhep Selimit, Shqipe Selimin, etj.

Në listën e VV-së për deputete do të jetë edhe Vasfije Krasniqi – Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila theu tabunë duke dalë publikisht për të rrëfyer tmerrin që përjetoi nga forcat serbe.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img