Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Kreu i Meduzës, Edvin Kistaq Urrejtja ka vendosur emrin

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Kreu i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas hapjes së garës gjatë ditës së sotme për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Kandidatët që pritet të garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë  prokurorja aktuale  Arta Marku, Adnan Xholi, Plarent Ndreca dhe Olsian Çela.

Sipas Berishës, ky i fundit është edhe familjar i ish- kryeprokurores së përgjithshme Ina Rama.

Berisha i drejtohet kryeministrit Rama se ka zgjedhur vetëm njerëz të njohur si në rastin e kryetarit të KLP që është kunat me ministren Kodheli apo në rastin e Olsian Çelës.

Postimi i plotë:

Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes!

Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.

Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.

Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela.

Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet. sb

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll